Telegrafi

Në përvjetorin e 19-të të martesës – Julian Deda ndan pamje nga ceremonia se si dukej krah bashkëshortes

Foto: Instagram

Aktori i njohur shqiptar, Julian Deda, ka festuar përvjetorin e 19-të të martesës së tij.

Ai me këtë rast ka ndarë një fotografi të realizuar në dasmë, që i bie t’i ketë dhënë fund beqarisë në vitin 2005.

Ata shfaqen në një stil të dikurshëm, të thjeshtë, përkatësisht të përshtatshëm për atë kohë.

“Eh si kemi qenë para 19 vitesh moj grua, tamam si të porsamartuar. U plakshim bashkë zemra ime, të dua”, qenë fjalët e humoristit.

Juli në ndërkohë këtë vit ka qenë në vëmendje të madhe për shkak të paraqitjes në Big Brother VIP Albania 3.

Ai u rendit si finalisti i dytë, pasi çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh e fitoi aktorja Egla Ceno.

Artistit nga Shkodra ndryshe do t’i besohet programi ‘Fiks Fare’ bashkë me Xhemi Shehun. /Telegrafi/