Në fshatin Saraj, në Shkup, I.T. ka raportuar në polici rreth orës 19:30 se e ka gjetur të vdekur mbesën e tij S.A.(24) nga Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
E njëjta ka qenë e gjetur e vdekur në banesë edhe nga ana e gjyshit që dhunshëm e ka hapur derën. Nga familjarët është thënë se e njëjta ka qenë me nevoja të veçanta mentale.
Me urdhër të Prokurorisë Publike, kufoma do të dorëzohet për obduksion. /Telegrafi/