Site icon Telegrafi

Në momentin kur i afrohet Egli Tako – Gjesti largohet nga tavolina

Duket se është krisur marrëdhënia mes Gjestit dhe banores së Big Brother VIP, Egli Takos.

Kjo e fundit u vendos që të tërhiqej nga këngëtari pejan pas intervistës së Xheneta Fetahut në Fan Club.

Ajo tha se nuk dëshiron që ta vazhdojë këtë raport meqë ka lënë të hapur lidhjen që kishte me ish-konkurrenten e Big Brother VIP Kosova.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa kanë krijuar një distancë këto ditë në BBVA, kjo është vënë re dukshëm.

Lexo po ashtu Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Në momentin kur Egli u afrua te tavolina ku ishte edhe Gjesti, ai vendosi që të largohet.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo tregon shumë dhe për këtë u prek edhe banorja, e cila ka thënë se do jetë në krah të tij deri në fund të spektaklit.

Në bisedën që bëri më pas me Rozana Radin, tha që nuk kishte nevojë të sillej në mënyrë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version