Site icon Telegrafi

Në Mitrovicë nuk ka filluar ende numërimi i votave për deputetë

Palestra sportive "Minatori"

Në Mitrovicë ende nuk ka filluar procesi i numërimit të votave për deputetë.

Në palestrën sportive “Minatori”, ku është paraparë të nis sot numërimi i votave për deputetë deri më tani nuk ka filluar, shkruan Telegrafi.

Zyrtari i Lrtë Komunal Zgjedhor në Mitrovicë, Bajram Hajdari, për Telegrafin ka thënë se po presin “sinjal” nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar numërimin e votave.

“Jo ende nuk ka filluar numërimi i votave, po presim sinjal nga KQZ-ja për të filluar”, ka thënë Hajdari.

Këtë të diel u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku sipas rezultateve preliminare, subjekti politik më i votuar deri më tani është Lëvizja Vetëvendosje (VV). /Telegrafi/

Exit mobile version