Në kuadër të 31 Majit – Ditës Botërore kundër Konsumimit të Duhanit, Njësia për Edukim Shëndetësor, Këshillim dhe Promovim të Shëndetit të QKMF – së e mbështetur nga Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë, organizon “Javën e edukimit shëndetësor kundër konsumimit të duhanit”.
Ky organizim përfshin ligjërata dhe sesione informuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të Mitrovicës.
Janë zhvilluar disa aktivitete të tilla në ShFMU “Migjeni”, ndërsa ditëve të ardhshme, aktivitetet e ngjashme do të vazhdojnë në shkolla të tjera të Mitrovicës.
Këto aktivitete edukative kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve lidhur me rreziqet, që sjell konsumimi i duhanit për shëndetin e tyre.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr.Fahri Shabani, theksoi një nga shtyllat kryesore të punës në Kujdesin Parësor Shëndetësor është parandalimi i sëmundjeve prandaj Drejtoria për Shëndetësi ka fuqizuar shumë komponentën e parandalimit të sëmundjeve, duke përfshirë edhe zhvillimin e këtyre aktiviteteve më qëllim të vetëdijesimit të gjeneratave të reja lidhur me faktorët dhe dukuritë që rrezikojnë shëndetin e tyre./Telegrafi/