Si pasojë e coronavirusit e njohur ndryshe si COVID-19, në Mal të Zi është regjistruar viktima e parë – një grua 65-vjeçe.
Një zyrtar i lartë i Shëndetësisë në Mal të Zi, Jevto Erakoviq, ka bërë të ditur se deri më tani në këtë vend janë prekur 21 persona – kurse mbrëmë ka humbur jetën një grua 65-vjeqe, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër ekipi për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Budvës ka marrë vendim që nga sot të ndalojë përdorimin e të gjitha shëtitoreve në territorin e kësaj komune, plazheve, qendrave tregtare, parqeve dhe hapësirave publike që zakonisht i përdorin për tubime publike. /Telegrafi/