Telegrafi

Në Kryeqytet me investim publiko-privat, fillon ndërtimi shkollës në “Sofali”

Prishtinës edhe tri shkolla me partneritet publiko-privat, me mësimin tërëditor do t’i shtohen në vitin e ardhshëm. Njëra prej tyre është Shkolla e Mesme e Ulët “Sofalia” me kapacitet për 720 nxënë.

Shkollës së Mesme të Ulët “Sofalia” i është vendosur gurthemeli sot nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe nënkryetarja e kësaj komune njëkohësisht drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu.

Kryetari Përparim Rama theksoi se shkollat e kryeqytetit do të transformohen në shkolla smart me kurrikulën digjitale dhe mësim tërëditor.

Sipas Ramës këto tri shkolla me partneritet publiko-privatë i kanë kushtuar komunës së Prishtinës 15.4 milionë euro.

“Do të jetë një shkollë e një sistemi të ri edukativ, me paramasa më të mira të mundshme për të rinjtë tanë, për të ardhmen tonë, ku edhe planifikojmë që edhe kjo të jetë me mësim tërëditor edhe të na ndihmojë për këtë procesin e transformimit të gjithë kryeqytetit që të gjitha shkollat të jenë me mësim tërëditor. Një numër i madh po synohet që të gjitha shkollat t’i kemi me panela smart, e kemi kurrikulën digjitale për të gjithë nxënësit e kryeqytetit. Është kjo pjesë e tri shkollave me partneritet publiko-privat, vlera totale për këto tri shkolla është 15.4 milionë”, ka thënë Rama.

Ndërsa, nënkryetarja e komunës, Jehona Lushaku Sadriu për këtë projket ka theksuar se do të jetë një shkollë krejtësisht evropiane. Viti i ri shkollor 2024/25 ka filluar dje, madje në dy shkolla me mësim tërëditor.

“Lagjet e reja pranë Gërmisë nuk kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre. Shkolla më e afërt është me shumë se 2.5 kilometra larg. Një shkollë krejtësisht me kushte evropiane… Kemi parë se nxënësit kanë relativisht pak libra prezente në klasa, por i kanë materialet e tjera.. Periodikisht do ta observojmë furnizimin me libra.. me 30 shtatorë vazhdojmë me 3 shkollat e tjera”, ka shtuar Lushaku-Sadriu.

Faza e dytë e pilot projektit të ri në shkolla me mësimin tërëditor, do të fillojë me 30 shtator në 3 shkolla të tjera. /KP/