Site icon Telegrafi

Në kërkim për një sërë veprash penale në Itali, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar i dënuar në Itali për një sërë veprash kriminale është arrestuar në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet në shtetin fqinj.

Shtetasi Dashamir Gjepali, i lindur në Shijak, u lokalizua dhe u vu në pranga në Durrës pas një bashkëpunimi të suksesshëm mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve italianë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e kishte dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm.

Interpol Tirana po punon ngushtë me Interpol Romën për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij në Itali, ku ai do të vuajë dënimin.

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version