Site icon Telegrafi

Në kërkim nga Interpol në Belgjikë, arrestohet shtetasi kosovar në Morinë

Foto: Ilustrim

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar sot një shtetas kosovar i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol NCB Brukseli, Belgjikë. 

Shtetasi, B. G., 39 vjeç, është arrestuar në hyrje të territorit të Shqipërisë pasi rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Tentativë për posedim blerje ose transport të kokainës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar Kodi Penal i Belgjikës.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Belgjikës. /Telegrafi/

Exit mobile version