Ushtria jordaneze ka njoftuar se ka filluar stërvitjen ushtarake “Eager Lion”, ku janë duke marrë pjesë forcat ajrore, tokësore dhe ato detare të 33 vendeve – përfshirë 10 arabe dhe 22 nga vendet e tjera përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Britaninë e Madhe.
Stërvitja pritet të përfundojë më 22 maj, ku përfshihen stërvitje anti-terroriste dhe ato për mbrojtje ajrore ka njoftuar zëdhënësi i ushtrisë jordaneze, koloneli Mustafa al-Hiyari, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se “Eager Lion” ka për qëllim të ndihmojë në luftimin e “organizatave terroriste dhe t’i përgjigjen sulmeve me dronë, armëve kimike, biologjike sikurse edhe ato bërthamore e të shkatërrimit në masë”.
Stërvitja ushtarake është “më e madhja” që nga edicioni i parë i Eager Lion” i mbajtur më 2011, kurse kësaj radhe po ndodhë në kohën kur në këtë rajon janë rritur tensionet në veçanti mes Izraelit dhe Hamasit.
Jordania së bashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Franca kanë ndihmuar në rrëzimin e dronëve dhe raketave që ishin shkrepur nga Irani në drejtim të Izraelit. /Telegrafi/