Receta për lumturi është aq e thjeshtë, ndërkaq ekziston me shekuj
Asgjë nuk është ashtu e përhershme si mençuria e paraardhësve tanë, ndërkaq të gjitha recetat e tyre janë aq të aplikueshme edhe sot e kësaj dite.
Për lumturinë njerëzore është thënë shumëçka, të moshuarit na kanë dhënë receta të shumta, mirëpo një të këtillë të thjeshtë ende me siguri nuk e keni parë, transmeton Telegrafi.
Siç thonë të moshuarit, për lumturinë ju nevojiten vetëm dy gjëra, shikoni cilat janë ato:
Në jetë duhet të kujdeseni vetëm për dy gjëra:
A jeni të shëndetshëm apo të sëmurë.
Nëse je i shëndetshëm, atëherë nuk ke për çka të brengosesh.
Mirëpo, nëse je i sëmurë, vetëm për dy gjëra duhet të kujdesesh:
A do të shërohesh apo do të vdesësh.
Nëse do të shërohesh, atëherë nuk ke për çka të brengosesh.
Mirëpo, nëse do të vdesësh vetëm për dy gjëra duhet të brengosesh:
A shkon në parajsë apo në ferr.
Nëse shkon në parajsë, nuk ke përse të brengosesh. Mirëpo nëse shkon në ferr, do të jesh aq shumë i ngarkuar duke u përshëndetur me miqtë kështu që nuk do të kesh kohë për brenga!
Pra, përse të brengosesh? Bëhu i lumtur! /Telegrafi/