Site icon Telegrafi

Në Graçanice, Ranilluk, Shtërpcë…, konfiskohen barna të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të organizuar, në nëntë barnatore janë gjetur dhe konfiskuar barna të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria.

Sipas Doganës së Kosovës, kontrollet janë kryer në barnatore në Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë dhe lokacione tjera.

“Te gjashtë subjekte është hasur ne 1,000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Dogana njofton se të gjitha produktet farmaceutike të kontrabanduara janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version