Aktori Johnny Depp ka marrë një qëndrim në gjyqin e tij prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër ish-gruas, Amber Heard, duke thënë se ai po thotë “të vërtetën” për hir të fëmijëve dhe familjes së tij.
Padia është lidhur me një artikull opinioni që zonja Heard shkroi për Washington Post, në të cilin ajo e quan veten viktimë e dhunës në familje.
Ylli i Hollywoodit e ka mohuar çdo abuzim, shkruan BBC News, transmeton Telegrafi.
Amber në anën tjetër ka paraqitur një kundërpadi.
Gjyqi civil i ndjekur nga afër, i cili po zhvillohet në Virginia, është tani në javën e tij të dytë.
Duke folur para jurisë të martën, Depp tha se e vërteta është gjithçka që ka rëndësi për të tani dhe se pretendimet e zonjës Heard për abuzim shkatërruan çdo gjë që ai kishte në Hollywood.
“Unë kurrë nuk e godita zonjën Heard në atë mënyrë, as nuk kam goditur ndonjë grua në jetën time”, dëshmoi ai.
“Kanë qenë gjashtë vjet kohë të vështira – kaq e çuditshme kur një ditë je Hirushja, si të thuash, dhe më pas në 0.6 sekonda, je Kuazimodo” tha ai, duke përshkruar se si ndryshuan qëndrimet e njerëzve ndaj tij pas publikimit të opinionit të Amber.
Gjyqi është fokusuar deri më tani në sjelljen e artistit dhe nëse ai ka qenë ndonjëherë verbalisht ose fizikisht abuzues ndaj zonjës Heard.
Avokatët e Johnny kanë akuzuar ish-bashkëshorten e tij, e cila është gjithashtu një aktore, se ka dhënë “performancën e saj të jetës”.
Depp filloi dëshminë e tij duke thënë se pretendimet e zonjës Heard “nuk bazohen në asnjë lloj të vërtete”.
Avokati i tij vazhdoi duke i kërkuar që të përshkruante fëmijërinë e tij në Kentucky dhe abuzimin që pësoi nga nëna e tij.
Aktorja amerikane gjithashtu pritet të dëshmojë më vonë në gjyq.
Në një deklaratë të dhënë më parë, aktori amerikan tha se Amber ose një mike e saj kishin kryer nevojën në shtratin e Depp dhe më pas e kishin mbuluar me çarçafë. /Telegrafi/