Site icon Telegrafi

NË GJËRAT E MISTERSHME, GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR

Ilustrim

Poezi nga: Dario Sala
Përktheu: Maksim Rakipaj

Burra dhe gra
nga gjithë Veriu.
Njerëz nga gjithë Jugu.
Edhe ata nga Perëndimi.
Njerëz nga gjithë Lindja.
Ju bashkojnë
dy vija të padukshme.
Dhe në qendër të takimit të tyre
është përseja …
E së Keqes, së Mirës
së Bukurës, së Shëmtuarës,
Dashurisë dhe Urrejtjes,
Paqes dhe Luftës.
Thuajse e gjithë Jeta
që për të Gjithë, pashmangshmërisht
do të Shkojë drejt një Përjetësie
të mistershme …

Exit mobile version