Site icon Telegrafi

Më në fund e zbuluam: Këta lloj njerëzish pickohen më shumë nga mushkonjat!

Ekziston një legjendë urbane që thotë se ‘njerëzit që kafshohen më shumë nga mushkonjat janë ata që kanë gjakun e ëmbël’. Por a është kjo e vërtetë? Dhe a është së pari e vërtetë që disa njerëz kafshohen më shumë se të tjerët nga mushkonjat?

Ja arsyeja përse disa njerëz vuajnë më shumë se të tjerët gjatë verës.

Si ndikon lëkura

Sipas profesor doktor Jerry Butler nga Universiteti i Florida-s, ‘1 në 10 njerëz janë shumë më tërheqës se të tjerët për mushkonjat’.

Ka disa elemente në përbërjen e trupit që na bëjnë më të prirur për t’u pickuar nga mushkonjat. Përshembull, njerëzit me përqëndrim më të lartë të steroideve dhe kolesterolit në sipërfaqen e lëkurës, praktikisht nuk kanë asnjë mënyrë për t’u mbrojtur nga këto insekte.

Kjo nuk duhet ngatërruar me nivelet e larta të kolesterolit në trup. Janë disa lloje metabolizmi që e nxjerrin më shpejt kolesterolin në sipërfaqen e lëkurës, duke tërhequr më shumë mushkonja.

Po grupi i gjakut?

Disa kërkime kanë sjellë në përfundimin se tërheqia ndaj mushkonjave ka të bëjë edhe me grupin e gjakut.

Njerëzit që kanë grupin e gjakut 0 janë 83% më të prirur se të tjerët për tu pickuar në masë nga mushkonjat.

Grupi A i gjakut është ai më ‘i mbrojtur’ prej tyre, ndërsa Grupi B qëndron mes këtyre të dyve.

A ka lidhje me gjininë?

Sipas një studimi të kryer në Afrikë, miti që thotë se ‘femrat janë pre e mushkonjave më shumë se meshkujt’ duket se bie poshtë.

Sipas kërkuesve, madhësia trupore e meshkujve i bën ata më të pambrojtur ndaj mushkonjave. /Telegrafi/

Exit mobile version