Telegrafi

Në fshatin Graboc të Fushë Kosovës banorët po ankohen për disa gropa në rrugë

ndreqe.com është raportuar për disa gropa të cilat gjenden në rrugën “12 Qershori” në fshatin Graboc të Fushë Kosovës.

Gropat që gjendën afër njëra tjetrës, paraqesin problem për veturat dhe banorët, transmeton telegrafi.

Ndryshe, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën ndreqe.com për ankesat që kanë, ku po kërkohet që organet përgjegjëse të intervenojnë. /Telegrafi/