Site icon Telegrafi

Në fillim i pushoi nga puna, Twitter po u kërkon dhjetëra punëtorëve të kthehen në kompani

Pasi Twitter pushoi nga puna afërsisht gjysmën e personelit, pas blerjes nga miliarderi Elon Musk, kompania tani po kontakton me dhjetëra prej tyre për t’u kthyer në pozitat e më parshme.

Siç raportohet, disa nga këta punëtorë janë larguar gabimisht nga puna, përcjell Telegrafi.

Derisa të tjerët u pushuan përpara se menaxhmenti i ri të kuptonte se puna dhe përvoja e tyre mund të jenë të nevojshme për të ndërtuar veçoritë e reja që parashikon Musk.

“Twitter kohët e fundit pushoi 50 për qind të personelit, duke përfshirë ata që janë në rrethin e ngushtë dhe të sigurisë”, tha kreu i sigurisë në kompani, Yoel Roth.

Twitter tashmë ka përditësuar aplikacionin e tij në AppStore, për të filluar të tarifojë me nga 8 dollarë të gjithë ata që kërkojnë të verifikojnë profilin e tyre në këtë rrjet. /Telegrafi/

Exit mobile version