Site icon Telegrafi

Në dy muajt e fundit Njësia e Zjarrëfikësve në Gjakovë ka kryer rreth 200 intervenime

Pavarësisht që  puna e tyre hyn në radhën e punës me rrezikshmëri të lartë, Zjarrfikësit e Brigadës në Gjakovë, janë gjithmonë të gatshëm t’i dalin në ndihmë të gjitha situatave në të cilat duhet ndihma e tyre.

Xhevdet Brahimaj, Komandant i brigadës së zjarrëfikësve në Gjakovë tha për Telegrafin që kushtet e tyre janë relativisht të mira.

“Kushtet e zjarrëfikësve në Komunën e Gjakovës nuk janë edhe aq të këqia, kështuqë jemi mesatarish të pasijur me pajisje.”, potencoi fillimisht Brahimaj.

Brahimaj foli edhe për numrin e intervenimeve që kanë kryer përgjatë muajit korrik dhe gusht.

“Në dy muajt e fundit, i kemi pasur dikund rreth 200 intervenime në lokacione të ndryshme, në mal, në fusha, kemi intervenuar edhe në aksidente si dhe në situata të tjera.” , shtoi tutje Brahimaj, raporton Telegrafi.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version