Këngëtarja këtë kombinim e ka bartur në mënyrë të përsosur
Përveç që ngjyrat janë natyrale, ngjyra të dheut dhe neutrale, janë përshtatur perfekt, ndërkaq çdo pjesë e veçantë është kryevepër në vete, transmeton Telegrafi.
E fryrë, “ngjyrë mjalti” palltoja në nuancë kakao e gështenjtë është me një prerje perfekt dhe i përshtatet asaj në mënyrë të përsosur, dhe çizmet në një nuancë krem, pjesa e sipërme e së cilës është bërë me lëkurë, me taka të larta – janë thjesht perfekt.
Seksi, e matur dhe elegante dhe mund të vishet me pothuajse gjithçka dhe për çdo rast.
Stili i këngëtares frymon me moderim dhe seksipilitet, ndërsa njëherësh është praktike dhe shumë e rehatshme.
E pra, çfarë kërkoni më mirë! Diva e muzikës për këtë stil vërtet meriton çdo lëvdatë.
A pajtoheni edhe ju? /Telegrafi/