Site icon Telegrafi

Në Obiliq mbahet mbledhja e rregullt e drejtorëve të shkollave

Në Obiliq Drejtoria Komunale e Arsimit ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e shkollave për të diskutuar rreth procesit mësimor dhe aktiviteteve të planifikuara sipas kalendarit vjetor.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe stafi i asistentëve të nxënësve me nevoja të veçanta, me të cilët u diskutuan sfidat dhe detyrat që lidhen me mbështetjen e tyre gjatë procesit mësimor.

“Pas përfundimit të mbledhjes, u realizua një inspektim i hapësirave dhe kushteve në ShFMU “Hasan Prishtina,” për të vlerësuar gjendjen dhe nevojat në shkollë”, thuhet në njoftim.

DKA mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit dhe mirëqenies së nxënësve tanë./Telegrafi/

Exit mobile version