Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në shënimin e ditës së Kushtetutës, ka thënë “në këtë përvjetor të Kushtetutës, e çdo ditë tjetër, ta mbajmë në mend, se ky akt juridik e politik i vendit tonë fillon me fjalët: “Ne, populli i Kosovës…””
Duke thënë se, vazhdon më tej tek parimet themelore duke konfirmuar që “Sovraniteti buron nga populli dhe i takon popullit…”
“Dhe për t’u shpjeguar si vijon në Komentarin e Kushtetutës: “Pacenueshmëria e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës, nënkupton se asnjë organ tjetër shtetëror, organizatë politike, grup dhe as individ, nuk mund të përvetësojë, pra, të cenojë apo shkelë sovranitetin e popullsisë (qytetarëve), as të vendosë pushtetin kundër vullnetit të shprehur lirshëm të qytetarëve”. Urime 9 prilli – Dita e Kushtetutës”, ka shkruar Osmani.