Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen e 35-të.
Ai me këtë rast në rrjete sociale ka zbuluar se po bëhet baba për herë të parë, me një fotografi të ultrazërit.
“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë”, nisi shkrimin Krasniqi.
“Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë”, tha tutje ai.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat e tyre.
Robini dhe modelja Marigona Krasniqi ndërkohë rreth dy javë më parë kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.
Çifti në anën tjetër u fejuan në fillim të këtij viti në një ceremoni të vogël vetëm me familjarët. /Telegrafi/