Baseli ka triumfuar ndaj Zurichut me rezultat 4-2 në kuadër të derbit që u luajt në javën e gjahstë të Superligës së Zvicrës.
Pas vetëm 23 minutash lojë, Andi Zeqiri realizoi golin e parë të takimit, me një asistim të Males.
Por, festa e tyre nuk zgjati shumë, shkaku që Mirlind Kryeziu (33’), i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Selnaes.
33. TOOOOOOOOR!!!! Der Ausgleich für den #FCZ! Auch auf Seiten des Stadtclubs ist es eine Ecke, die zum Tor führt: Kryeziu trifft per Kopf auf Flanke von Selnaes zum 1:1!!
*1:1 | #FCZFCB #stadtclub #NieUsenandGah
— FC Zürich (@fc_zuerich) August 28, 2022
Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe katër të tjerë.
Për të rikthyer epërsinë e Baselit u përkujdes Amdouni, që pranoi një asistim nga Taulant Xhaka në minutën e 53-të.
Pas vetëm katër minutave, Xhaka asistoi edhe te goli i tretë, ndërsa Zeqiri shënoi të dytin personal në derbi.
57' | GOOOAAAALLL FCB!!
ANDI AT THE DOUBLE!! 🔥
1️⃣-3️⃣ #FCZFCB #FCBasel1893 #MirSinBasel pic.twitter.com/2NK5aQuKzt
— FC Basel 1893 🇬🇧 (@FC_Basel_en) August 28, 2022
Males u përkujdes që të thellonte epërsinë e Baselit në 4-1 në minutën e 60-të, me Lang që ishte në rolin e asistuesit.
Ishte minuta e 90+3-të e takimit, kur Zurichu fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Blerim Xhemaili, që ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 4-2.
Pas javës së gjashtë, Zurichu gjendet në vendin e fundit (dhjetë) me dy pikë, ndërsa Baseli në të shtatin me katër më shumë. /Telegrafi/