Në Beograd, nën organizimin dhe udhëheqjen e Fabien Bourdier-koordinator rajonal i KNKK-së (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq), u mbajt sesioni i 48-të në mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë, për çështjen e personave të zhdukur.
Në emër të përfaqësuesve të familjeve nga Krusha e Madhe ka folur Selami Hoti, i cili kërkoi ndriçimin sa më të shpejtë të fatit dhe vendndodhjes edhe të 1648 personave të zhdukur të tjerë.
“Për të parë nga afër zhvillimet e takimeve, por edhe për të dhënë kontributin tonë si familjarë, meqë pa dyshim që rezultatet e deritanishme sado të pakta që janë, nuk do të ishin edhe pa angazhimin e vazhdueshëm të familjeve. Megjithatë së bashku me ftesën, iu na keni dhënë edhe përgjegjësi shtesë ndaj mijëra familjeve që edhe pas 20 viteve, presim përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre, presin rezultate edhe nga ky takim”, u shpreh ai.
Hoti tregoi se fshati prej nga vjen është pikërisht vendi nga vjen veprimtari Ukshin Hoti, fati i të cilit nuk dihet ende.
“Unë vij nga Krusha e Madhe, fshat i të madhit Ushkin Hoti, jo rastësisht e potencova profesorin me që përkunder përpjekjeve dhe përgjigjeve deklarative që nga viti 2005, që kur ka filluar të funksionoi ky mekanizëm, ende nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij. Mungesa e përgjigjes për profesorin Hoti, jo vetëm që vazhdon të rëndoi gjendjen e familjes Krushiane, por edhe mbarë popullit të Kosovës. Por është edhe një venitje për familarët e përsonave të tjerë të zhdukur, sepse nuk arrihet të mësohet për Hotin, duke i ditur me emra dhe mbiemra përgjegjësit, apo personat zyrtarë të Burgut të Dubravës, ata që qëndrojnë pas rrëmbimit të zhdukjes së tij”.
Hoti në emër të familjarëve të përsonave të zhdukur ka kërkuar nga institucionet e Serbisë, që të jenë më bashkëpunues dhe mbi të gjitha kërkoi që Bashkësia Ndërkombëtare të shtojë trysninë ndaj autoritarëve.
“Është obligimi ynë që të kërkojmë një të drejtë elementare, është pjesë e jetë sonë të përditrshme, është oblirigm i juaji të na përgjigjeni. Është obligim i ndërkombëtarëve që të na përkrahë dhe në këtë rast po apostrofojë se; krimet gjatë luftës në rrëmbimin e popullatës civile për së gjalli dhe si dhe rrëmbimi i kufomave të varrosura për ta sanuar terrenin, respektivisht humbjen e gjurmëve të krimit, është kryer në kundërshtim me dispozitat e një varg aktesh ndërkombëtare. Në përmbledhje të kërkesave të familjarëve ne edhe sot ashtu si dje s’po kërkojmë asgjë më shumë se sat ë mësojmë për fatin e më të dashurve dhe drejtësi si dhe të dënohen ata që kanë kryer këto akte makabre”, përfundoi Hoti në Beograd.
Ky organizim u bë nën angazhimin e Ibrahim Makollit-Kryetar i Delegacionit të Kosovës, Prenkë Gjetaj-Kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara- Udhëheqës i Njësisë së Komisionit, Arsim Gërxhaliu-Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Sali Muhaxheri-familjar dhe bashkëpjesëmarrës në prezantimin e kërkesave të famileve në këtë takim.