Drejtori i CIA-s, William Burns gjendet në Turqi ku është takuar me kreun e Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse (SVR), për t’i dërguar mesazhin lidhur me pasojat e përdorimit potencial të armëve bërthamore në Ukrainë, ka njoftuar një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.
Në takimin amerikano-rus në Turqi ka raportuar fillimisht gazeta ruse Kommersant. Është cituar një burim anonim i cili thoshte se Sergei Naryshkin, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, do të merr pjesë në bisedime, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Burns, ish-ambasadori amerikan në Rusi, nuk do të merrte pjesë në asnjë negociatë me Naryshkin.
Ukraina ishte informuar paraprakisht për udhëtimin e Burns në Turqi, shtoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. E Burns nuk do të diskutojë ndonjë zgjidhje për luftën në Ukrainë, por se thjesht do të jap mesazh për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.
Përtej luftës, Rusia dhe SHBA kanë një sërë çështje të pazgjidhura për të diskutuar, nga shtrirja e një marrëveshjeje kyçe për reduktimin e armëve bërthamore dhe një marrëveshje për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, e deri të shkëmbimi i mundshme i të burgosurve dhe lufta në Siri. /Telegrafi/