Telegrafi

Në alarm klubet e mëdha, do të ndodhë largimi i Cavanit?

Edinson Cavani është gjithnjë e më i vendosur që të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë verës – bëjnë të ditur mediat franceze.

Sulmuesi uruguaian nuk është i kënaqur me situatën te kampioni i Ligue 1, pasi nuk luan në pozitën e tij dhe nuk ka minutazhin e kërkuar.

Me largimin e Zlatan Ibrahimovicit, ai mund të bëhet qendërsulmuesi kryesor në skuadër, mirëpo spekulohet se PSG është duke menduar ta transferojë  Cristiano Ronaldon nga Real Madridi dhe ai sërish do të ishte nën hije.

Chelsea, Manchester Unitedi, Juventusi dhe shumë klube tjera kërkojnë nënshkrimin e Cavanit.

Dhe L’Equipe raporton se gjasat për largimin e tij nga Parc de Princes janë rritur. /Telegrafi/