Në aksionin e parë për dhurimin e gjakut çka në këtë vit organizohet në SPB Tetovë janë mbledhur gjithsej 45 Njësi gjaku, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Punonjësit e SPB Tetovë edhe njëherë treguan dhe dëshmuan sakrificën dhe humanizmin. Në mesin e dhuruesve të gjakut të cilët edhe sot kanë shtrirë krahun dhe kanë dhuruar pjesë nga vetja për të vazhduar dhe shpëtuar jetëra tjera njerëzish’, deklaron ndër të tjera zëdhënësi i SPB Tetovë. Marjan Josifovski.
Josifovski thekson se përveç atyre që kanë dhuruar gjak shumë herë, ka pasur edhe prej atyre që kanë dhuruar për herë të parë dhe se deri në fund të vitit kanë ngelur edhe dy aksione të tilla.
Ai thekson se për shkak të interesit të madh për dhurimin e gjakut pritet këtë vit të kalohet numri prej 100 njësive të gjakut aq sa është mbledhur gjithsej vitin e kaluar në SPB Tetovë. /Telegrafi/