Site icon Telegrafi

Në aeroportin e Floridës, gjenden të vdekur dy persona në hapësirën e dedikuar për rrotat e aeroplanit

Trupat e dy personave u gjetën në një hapësire të dedikuar për rrotat e uljes të një aeroplani të aviokompanisë JetBlue në aeroportin Fort Lauderdale në Florida.

Dy personat e vdekur u gjetën gjatë një inspektimi rutinë të hënën mbrëma pasi aeroplani u ul, u tha nga JetBlue, transmeton Telegrafi.

“Rrethanat rreth mënyrës se si ata hynë në aeroplan mbeten nën hetim”, u theksua nga kompania në një deklaratë.

“Kjo është një situatë zemërthyese dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet e tyre për të kuptuar se si ndodhi kjo”, shtuan ata.

Aeroplani Airbus erdhi nga aeroporti ndërkombëtar John F Kennedy i Nju Jorkut, duke u nisur rreth orës 20:00 të hënën dhe u ul rreth orës 23:00.

Policia lokale po heton se si dy personat hynë në aeroplan, ndërsa zyra e ekzaminuesit mjekësor po kryen autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre.

Incidenti vjen vetëm dy javë pasi një trup u gjet në hapësirën e pajisjeve të uljes së një aeroplani të United Airlines, i cili u ul në Havai në prag të Krishtlindjeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version