Peshkatarët në Detin Adriatik kanë filmuar diçka ”që rrëshqiste” përgjatë sipërfaqes së detit afër Mljet të Kroacisë.
Dhe një gjë e tillë thuhet se është parë në të njëjtin vend ku një peshkaqen ishte filmuar tashmë këtë vit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas pamjes dhe sjelljes ata besojnë se këtë herë mund të jetë vërtet një peshkaqen i madh i bardhë.
Kujtojmë se në rastin e parë në prill të këtij viti, ekspertët dolën në përfundimin se nuk bëhej fjalë për një peshkaqen.
Por a është sërish një situatë e tillë?
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe kanë pasuar qindra komente, nga ata që pretendojnë se është një peshkaqen i madh deri te të tjerë që kanë shpjeguar pse nuk është.
Megjithatë, njëri që kishte bërë shaka ka shkruar: “Kur të shohë se çfarë çmimesh janë, nuk do të rrijë gjatë, mos u shqetësoni”. /Telegrafi/