Kohët e fundit është këngëtarja më e përfolur shqiptare.
E gjithë kjo në saje të hiti Bon Bon, e cila ka bërë që të pëlqehet nga shumë shtete evropiane.
Por, në një video të vitit të kaluar të festivalit të muzikës ‘Top Fest’, Era Istrefi shihet duke performuar tejet dobët tre këngët “13” dhe “E Dehun” dhe “Njo si ti”, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse këngëtarja kishte probleme me zë, apo në realitet ky është zëri origjinal i këngëtares prishtinase.
Ndërkohë, Era po shijon sukseset e këngës Bon Bon, e cila ka arritur mbi 30 milionë klikime në kanalin muzikor të YouTubes. /Telegrafi/