Alisson Becker ka folur për paraqitjen e tij si një nga më të mirat në karrierën e tij pas fitores së vështirë 1-0 të Liverpool ndaj PSG-së në së Ligën e Kampionëve.
Braziliani bëri pritje të jashtëzakonshme në këtë fitore, duke u shpallur më i miri i ndeshjes.
Kur u pyet nëse ishte paraqitja e tij më e mirë e sezonit, portieri brazilian u përgjigj: “Ndoshta e jetës sime”.
Alisson Becker. pic.twitter.com/J590sTIm1s
— Liverpool FC (@LFC) March 5, 2025
“Trajneri na tha se sa e vështirë do të ishte dhe ne duhej të ishim gati për të vuajtur. Ata kanë shumë cilësi. Ne krijuan kaq shumë raste, por në fund me hyrjen e Harvey dhe duke shënuar golin, është e pabesueshme. Një histori e mrekullueshme. Një natë e mrekullueshme”.
“Ata janë një skuadër vërtet e mirë. Shpresojmë që të luajmë një lojë më të mirë në ndeshjen e dytë në shtëpi”.
“Duhet të njohim cilësinë në skuadrën e PSG-së, të kemi topin, të krijojmë raste. Ishte një natë e vështirë, por një fund i lumtur”, ka komentuar Alisson.
Alisson Becker, take a bow ✨ pic.twitter.com/3ICvV4Z3Xb
— 433 (@433) March 5, 2025
Alisson Becker ka bërë nëntë pritje të jashtëzakonshme kundër PSG-së, duke vendosur një rekord të ri për më shumë pritje nga një portier i Liverpoolit në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve prej sezonit 2003/04. /Telegrafi/