Banorët e qytetit të Coimbra në pjesën qendrore të Portugalisë së fundmi kanë qenë dëshmitarë të një incidenti të pazakontë.
Në rrjetet sociale janë publikuar video të një veture të bardhë, Renault Clio, shoferi i së cilës “ka humbur rrugën” në shkallët e famshme Monumentale.
Sipas informacioneve jozyrtare, një vajzë 27-vjeçare ishte në timon dhe po ndiqte udhëzimet me GPS, pra navigimin satelitor.
Në vend kishte shumë kalimtarë, kryesisht të rinj që studionin në Universitetin aty pranë, një nga më të vjetrit në botë.
Shohim rojet e sigurisë që zbresin katër rrotën nga shkallët tek kamioni me rimorkio, ndërsa dëshmitarët qeshin dhe duartrokasin.
Pjesa e përparme e Renault është dëmtuar, por nuk ka të lënduar. Hetimi është në vazhdim dhe videon gazmore mund ta shikoni në fillim të tekstit. /Telegrafi/