Gjesti ka disa muaj që ndodhet në formatet e Big Brother, pasi nga Kosova kaloi direkt në Shqipëri.
Reality shou në Shqipëri ka kaluar tashmë 80 ditë, derisa nuk është bërë akoma e ditur finalja.
Si rregull ky spektakël është 100 ditë, por që tashmë dihet se ka zgjatur edhe më shumë se aq, në edicionet e kaluara.
Sidoqoftë, së fundmi u publikua një koncert i Gjestit, që do të jetë pas përfundimit të këtij programi.
Siç është shpërndarë në rrjete sociale, ai do të performojë më 31 maj në një vend të Gjermanisë, në kuadër të një festivali.
Nuk dihet nëse ky do të jetë koncerti i parë i konkurrentit që pas daljes nga Big Brother.
Ai tanimë ka fituar zemrat e publikut dhe fansa gjithandej trojeve shqiptare e jo vetëm. /Telegrafi/