Site icon Telegrafi

“Ndjenjë e pabesueshme”, Amir Saipi flet pas debutimit me fitore tek Kosova

Kosova arriti që të fitojë pikët e plotë në udhëtim ndaj Lituanisë, kundërshtar të cilin e mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1 në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje debutoi Amir Saipi portieri i Luganos, i cili e nisi si titullar nga minuta e parë takimin dhe pati një paraqitje të mirë.

Saipi tha se ishte shumë i lumtur për faktin se po e përfaqëson Kosovën, teksa u shpreh se për të ishte një befasi që e nisi takimin si titullar.

“Para së gjithash, jam shumë i lumtur që sot munda të debutoj. Nuk po prisja dot që të hyja në fushë dhe të luaja sot, ishte thjeshtë një ndjenjë e pabesueshme”.

‘Dardanët do të kenë edhe një ndeshje tjetër në kuadër të Ligës së Kombeve pasi të martën do të presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Qipros.

Në takimin e fundit me qipriotët, Kosova arriti të fitojë me rezultat të thellë 4-0 dhe shpresojmë që i njëjti skenar të përsëritet edhe në kryeqytet./Telegrafi/

Exit mobile version