Site icon Telegrafi

Ndjenjat emocionuese të përfaqësimit të Kosovës dhe ëndrra e kualifikimit në Kupën e Botës

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës dhe Slovan Liberec, Qëndrim Zyba.

Reprezentuesi i Dardanëve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur e përfaqëson shtetin tënd”, fillon rrëfimin e tij Zyba në “Arena e Yjeve”.

“Ndoshta mund të luash për ekipet më të mira të botës, por kur e vesh fanellën e Kosovës, të rrëqethet lëkura”.

“Familja ime është rritur në Kosovës dhe gjithë historitë që mi tregon familja për vendin dhe kamë familjar të vrarë në luftë, më prekin”, ka vazhduar rrëfimin e tij Zyba përplot emocion.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Zyba i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, por kësaj here shkaku i fushatës zgjedhore, emisioni do të shfaqet të martën e javës së ardhshme (14 janar), ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version