Site icon Telegrafi

A ndjen keqardhje Klopp që nuk e bleu Zielinskin kur kishte mundësi

Ylli i Napolit , Piotr Zielinski shënoi dy gola kundër Liverpoolit mbrëmë, duke e detyruar të ketë keqardhje të madhe Jurgen Kloppin, i cili donte ta afronte polakun në vitin  2016.

Reprezentuesi polak ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit pavarësisht nga dy golat e tij kundër Reds mbrëmë. Ai duket se është kthyer në standardet e tij pas një sezoni zhgënjyes 2021-22, ku shënoi vetëm tetë gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.

28-vjeçari ka tre gola në gjashtë ndeshje këtë sezon dhe ka dhënë katër asistime deri më tani.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Zielinski ishte një objektiv i madh transferimi për Liverpoolin e Klopp në vitin 2016 kur Zielinski luante për Empolin.

Sipas raportit, në atë kohë edhe Robert Lewandowski i ka folur bashkatdhetarit të tij për Klopp dhe sa i zoti ishte. Megjithatë, Napoli përfundimisht arriti një marrëveshje me toskanët, duke nënshkruar me mesfushorin për 16 milionë euro.

Zielinski ka shënuar 43 gola në 287 paraqitje me Napolin, duke fituar një Coppa Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version