Bayer Leverkusen ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Aspirinat e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Piero Hinicapir, por pa sukses.
Victor Boniface gjeti rrjetën në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit.
Milani kërkoi penallti në minutën e 81-të, pasi Tammy Abraham u rrëzuan në zonë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Bayer Leverkusen e nisi furishëm me sulme pjesën e dytë, me Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong që rrezikuan, por në të dyja rastet Mike Maignan ishte në vend.
Zhvillohej minuta e 51-të, kur Bonfiace arriti të shënojë kësaj radhe për 1-0.
Në minutat në vazhdim Milani mori iniciativë, por një goditje e Alvaro Moratas u ndal në shtyllë dhe nga topi i kthyer spanjolli gjuajti jashtë.
Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi, ku Bayer Leverkusen mori fitoren e dytë, ndërsa Milani mbetet pa fitore. /Telegrafi/