Site icon Telegrafi

Ndeshja e fundit sot, Leonardo Bonucci njofton pensionimin nga futbolli

Leonardo Bonucci ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 37-vjeçare te skuadra e madhe turke Fenerbahce. 

Mbrojtësi iu bashkua Fenerbahçes në afatin kalimtar të janarit pas një transferimi jo të mirë në Gjermani te Union Berlini, ku nuk arriti të lë gjurmë.

Ai kishte shpresuar të bënte mjaftueshëm këtë sezon për të fituar një vend në skuadrën e EURO 2024, por kur Luciano Spalletti e la atë jashtë listës paraprake, ishte koha për të mbyllur karrierën e tij.

“Ishte kënaqësi për mua të isha pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme”, tha Bonucci për faqen zyrtare të Fenerbahçes.

“Unë u përpoqa të tregoja më të mirën time, brenda dhe jashtë fushës, por më e rëndësishmja, ne do të luftojmë betejën tonë të fundit nesër. Dua ta përfundoj karrierën me një kupë dhe ne kemi mundësinë të bëhemi kampionë”, deklaroi Bonucci.

Atij iu dhurua një fanellë speciale e firmosur nga të gjithë bashkëlojtarët e tij në Stamboll përpara përballjes së sotme në Super Ligë me Istanbulspor, por duhet që Galatasaray të humbasë me Konyaspor.

Lexo po ashtu Leonardo Bonucci kacafytet me trajnerin kundërshtar në tunel mes pjesëve në përballjen Fenerbahce - Alanyaspor

Bonucci mbushi 37 vjeç më 1 maj dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Juventus nga 2010 deri në 2023, me përjashtim të një periudhe të shkurtër te Milani në sezonin 2017-18. Klubet e tjera të tij ishin Inter , Treviso, Pisa, Genoa dhe Bari.

Mbrojtësi qendror grumbulloi gjithashtu 121 paraqitje për Kombëtaren e Italisë, duke shënuar tetë gola dhe duke fituar turneun EURO 2020. /Telegrafi/ 

Exit mobile version