Aktori japonez dhe legjenda e arteve marciale, Sonny Chiba, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Agjenti i tij ka konfirmuar për Variety, se ai vdiq nga pneumonia si komplikim i infeksionit me COVID-19.
Ylli i njohur për rolin e Hanzo në filmin e Quentin Tarantinos, “Kill Bill”, ishte shtrirë në spital më 8 gusht, ndërsa sot (19 gusht) ka ndërruar jetë.
https://www.youtube.com/watch?v=t_RbTdXZ1Lo
Chiba u bë i njohur si aplikues i aftë i arteve marciale dhe u bë i famshëm në serialet televizive të viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, si “Street Fighter” e “Yakuza Cop”.
Më vonë u bë akoma më i njohur falë roleve në filmat amerikanë, si “Kill Bill” e “The Fast and the Furious: Tokyo Drift”.
Ai ka lënë pas vetes më shumë se 120 vepra filmike, ndërsa nga filmat më të njohur japonezë janë “Champion of Death”, “Karate for Life” e “Invasion of the Neptune Men”.
Njëherësh ka punuar edhe si koreograf i skenave luftarake. Pas vetes ka lënë një vajzë dhe dy djem. /Telegrafi/
A true action legend. Your films are eternal and your energy an inspiration. #SonnyChiba #RIP pic.twitter.com/Xskz9O6vRT
— Lewis Tan (@TheLewisTan) August 19, 2021