Site icon Telegrafi

Ndërron jetë nga kanceri djali i kompozitorit Andrew Lloyd Webber, Nicholas

Djali i Andrew Lloyd Webber, Nicholas Webber, ka vdekur nga kanceri i stomakut në moshën 43-vjeçare.

“Andrew e donte dhe e admironte talentin e Nickut si kompozitor dhe producent”, tha një përfaqësues për Page Six.

“Ata ishin të afërt gjatë gjithë jetës së Nick dhe sipas Andrew, Nick e mbajti humorin e tij të mirë deri në fund”, thuhet më tej.

Nicholas vdiq nga kanceri i stomakut

Vetë Andrew njoftoi fillimisht lajmin për vdekjen e të birit përmes Twitter duke shkruar: “Jam i tronditur që duhet të njoftoj se djali im i madh, Nick vdiq disa orë më parë në spitalin Basingstoke”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

“E gjithë familja është mbledhur së bashku dhe jemi të tronditur nga kjo”.

Foto: Getty Images

Andrew ndau Nicholas me ish-gruan Sarah Hugill, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 1971 deri në 1983.

Nicholas ishte një kompozitor dhe producent i nominuar për “Grammy”, i cili kishte punuar në serinë e BBC One “Love, Lies and Records”, një përshtatje e librit klasik të autorit Antoine de Saint-Exupery.

Foto: Wire Image

Webber ka lënë pas gruan e tij, Polly Wiltshire, me të cilën u martua në vitin 2018. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version