Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë vëllai i aktores së famshme amerikane, Sharon Stone, Patrick.
Ai thuhet se ka vdekur të dielën herët në mëngjes në Pensilvani, gjersa ishte 57 vjeç.
Një përfaqësues i zyrës së mjekësisë ligjore tha se vdiq nga një arrest kardiak për shkak të sëmundjeve të zemrës.
Është e paqartë nëse ai ishte shtruar në spital në momentin e vdekjes së tij.
Patrick duhet theksuar se dy vite më parë humbi djalin e tij, River.
River ishte vetëm 11 muajsh kur u nda nga jeta në vitin 2021, në atë kohë, Sharon njoftoi se organet e tij kishin dështuar.
Lajmi për vdekjen e Patrick e ka konfirmuar edhe Sharon me një postim që ka shpërndarë në rrjete sociale.
“Përshëndetje të gjithëve. Ky mesazh konfirmon që po, ne kemi humbur Patrick Joseph Stone pas një arresti kardiak ditën e djeshme”, tha ylli i “Basic Instinct”.
“Po ai ishte babai i Riverit që e humbëm vitin e kaluar, që ishte vetëm 11 muajsh”.
Ai ka lënë pas bashkëshorten, Tasha, djalin Hunter si dhe vajzën Kaylee. /Telegrafi/