Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare aktori i njohur Mërkur Bozgo.
I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ela pa shenja jete në mëngjesin e së shtunës.
Aktori shqiptar ishte lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.
Në vitin 1961 përfundoi studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.
Pas këtij viti për shtatë vjet punoi në Televizion dhe që prej vitit 1975 punoi si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).
Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo ishte ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.
Karriera e të ndjerit numëron disa role të suksesshme në projektet filmike si:
Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni
Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai.
Arti shqiptar çmon kontributin e tij artistik ndër vite. /Telegrafi/