Site icon Telegrafi

Ndërpritet qarkullimi gjatë ditës së sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë, për shkak të minimit të masave shkëmbore

Komuna e Klinës ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e qarkullimit të trafikut në segmentin rrugor nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, gjatë ditës së sotme nga ora 15:00 deri në përfundimin e punimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna ka bërë të ditur se arsyeja e ndërprerjes lidhet me punimet për zgjerimin e rrugës nacionale N9.1, konkretisht realizimin e minimit të masave shkëmbore.

Foto: Komuna e Klinës, facebook

“Ju njoftojmë që ditën e Enjte me datën 12.12.2024, në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi NR-4 i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.”

Autoritetet lokale dhe kompania kontraktuale i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këtë zonë gjatë kohës së punimeve për të siguruar sigurinë dhe për të lehtësuar procesin. /Telegrafi/

Exit mobile version