int(1) Ndërpritet gjyqi për një vrasje në Indi pasi majmuni vodhi provat - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ndërpritet gjyqi për një vrasje në Indi pasi majmuni vodhi provat

Një gjyq për vrasje në Indi u desh të ndalej të mërkurën në rrethana të çuditshme pasi një majmun vodhi disa pjesë kryesore të provave përpara se çështja të arrinte në gjykatë.

Sipas Times of India, majmuni ishte në gjendje të rrëmbejë një pako provash që përmbante 15 prova – duke përfshirë një thikë, arma e dyshuar e vrasjes, transmeton Telegrafi.

Gjatë një seance paraprake, policia e Jaipurit u desh të pranonte në gjykatë se që nga vrasja në vitin 2016, një majmun rrëmbeu provat derisa ato po transportoheshin.

Rrëfimi i tyre erdhi me shkrim në gjykatë pasi ata ishin urdhëruar të paraqisnin provat që do të përdoreshin në këtë rast.

Për më tepër, policia tha se polici i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen e provave derisa ato po zhvendoseshin për ruajtje të sigurt në fshatin Malkhana u pezullua më vonë, doli në pension dhe më pas vdiq.

Rasti në fjalë përfshin vrasjen e Shashikant Sharma, trupi i të cilit u zbulua pranë stacionit të policisë Chandwaji në Jaipur, Rajasthan.

Familja e tij e kishte raportuar të zhdukur tre ditë para se të gjendej trupi i tij. Pasi u gjet, ata protestuan duke bllokuar një rrugë kryesore në qark.

Nën presionin e komunitetit, policia arrestoi dy burra pesë ditë më vonë – Rahul dhe Mohanlal Kandera – të dy nga Chandwaji. Ata u akuzuan për vrasje.

Provat kryesore në këtë rast, duke përfshirë një thikë që besohet se është përdorur nga të dyshuarit për të vrarë Sharma-n, u mblodhën dhe u vendosën në një pako provash, gati për t’u përdorur në gjykatë kur çështja të shkonte në gjyq.

Megjithatë, sipas NDTV të Indisë, provat po mbaheshin përkohësisht nën një pemë nga polici për shkak të mungesës së hapësirës në objektin e auditimit në Malkhana.

Ishte atëherë kur policia tha në përgjigjen me shkrim në gjykatë që majmuni rrëmbeu 15 provat dhe iku. /Telegrafi/

Exit mobile version