Site icon Telegrafi

Ndërprerje të Gmail, YouTube, Google Docs dhe shërbimeve të tjera të Google

Shërbime të shumta të Google dhe faqet e internetit duke përfshirë YouTube, Gmail, “Google Assistant” dhe Google Docs janë goditur me një ndërprerje të gjerë.

Sipas DownDetector, përcjell Telegrafi, ndërprerja, e cila duket se po ndikon në biznesin dhe shërbimet personale të Google, filloi rreth orës të mëngjesit në rastin e Gmail.

Së paku deri më tani, siç shkruan The Verge, Google ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë çështje dhe faqja e statusit për shërbimet e saj po raporton se asnjë nga shërbimet nuk po përjeton probleme.

Sidoqoftë, raportet po rriten në Twitter pasi përdoruesit nuk mund të kenë qasje në shërbimet e tij themelore. /Telegrafi/

Exit mobile version