Site icon Telegrafi

Ndanë rrugët me njëri-tjetrin, Xhuli Nura: Loja vazhdon, e falënderoj Atdheun për këto dy javë të mira

Foto: Screenshot/YouTube

Marrëdhënia e Xhuli Nurës dhe Atdhe Xharavinës ka qenë temë diskutimi gjatë natës së sotme (e hënë) në spektakël të Big Brother VIP Kosova.

Ata javën e kaluar kanë ndërprerë raportin me njëri-tjetrin, pasi ish-konkurrenti i “Përputhen” hoqi dorë meqë modelja nga Drenica u tha se ka lënë një njohje jashtë.

Xhuli theksoi se pavarësisht kësaj loja vazhdon dhe se e falënderon Atdheun për këto dy javë të mira që ia ka dhuruar.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja tha se këto dy ditë prej kur u ftoh marrëdhënia në mes të saj dhe Atdheut u karakterizuan me kunja, lot, buzëqeshje e gjithçka tjetër.

Lexo po ashtu Xhuli po e vuan ndarjen nga Atdheu, shfaqet duke qarë ndërsa qëndron e vetmuar në mes të borës jashtë në oborr

Sipas saj, deklarimi i Atdheut se nuk do të vazhdojnë më bashkë lidhjen, ishte i nxituar.

Foto: Screenshot/YouTube

Në bazë të disa gjërave që ka thënë brenda, Xhuli ka lënë të nënkuptohet se ka lënë një njohje jashtë me reperin Noizy.

Banorët nga ana tjetër disa janë shprehur të lumtur për ndarjen e Xhulit dhe Atdheut. /Telegrafi/

Exit mobile version