Në Maqedoni është vendosur ndalesë lëvizje në pyje duke pasur parasysh rrezikun e shfaqjes së zjarreve në hapësira të hapura për shkak temperaturave të larta.
Ndalesa fillon të vlejë nga dita e sotme, dhe për secilën ditë nga ora 6:00 deri në orën 20:00 dhe do të zgjas deri në heqjen e kësaj ndalese, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ndërmarrja publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ ju bëjnë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm nëpër pyetje dhe të shmangin të gjitha aktivitetet që mund të nxisin zjarr.
Drejtori i ndërmarrjes publike ‘Pyjet nacionale’ thotë se faktori kryesor i zjarreve nëpër pyje është njeriu ndërsa vetëm 1 përqind arsye mund të jetë vetëtima./Telegrafi/