Site icon Telegrafi

Ndalimi i TikTok: Ministri i Mbretërisë së Bashkuar i kërkon Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të shqyrtojë sigurinë e aplikacionit

Një ministër i Mbretërisë së Bashkuar i ka kërkuar Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike që të shqyrtojë TikTok pasi qeveritë në mbarë botën kanë filluar ta ndalojnë atë nga telefonat e tyre të punës.

Aplikacioni për ndarjen e videove në pronësi kineze është gjithnjë e më shumë “nën mikroskopin” evropian dhe amerikan mbi sigurinë dhe privatësinë e të dhënave, me shqetësimet se mund të përdoret për të promovuar pikëpamjet pro-Pekinit ose për të mbledhur të dhëna të përdoruesve.

Komisioni i BE-së dhe më shumë se gjysma e shteteve të SHBA-së dhe Kongresi kanë vendosur tashmë një ndalim për shqetësimet rreth sulmeve të mundshme kibernetike.

Por TikTok është kundërpërgjigjur, duke e quajtur lëvizjen “të gabuar dhe të bazuar në keqkuptime themelore”.

Duke konfirmuar kërkesën e tij për një hetim mbi aplikacionin, Tom Tugendhat tha për Sky News: “Të kuptosh saktësisht se cilat janë sfidat që paraqesin këto aplikacione, çfarë kërkojnë dhe si po arrijnë në jetën tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme”. /Telegrafi/

Exit mobile version