Ekipi Na’Vi kanë shënuar fitoren e parë në turneun BLAST Premier Fall Groups.
Dy skuadrat me formacione të reja u përballën në BLAST Premier Fall Groups në Kopenhagë.
Pas një ndeshje interesante, fitues doli skuadra Na’Vi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte padyshim Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev me 60 eliminime dhe vlerësimin 1.28 nga HLTV.
Astralis do të përballet në ndeshjen e radhës me ekipin BIG në ‘Lower bracket’, ndërsa Na’Vi do të takohet me ekipin Heroic në ‘Upper final’.
Turneu BLAST Premier Fall Groups është duke u zhvilluar në Kopenhagë, ku po garojnë 12 skuadra për një grup çmimesh rreth 177 mijë dollarë. /Telegrafi/