Telegrafi

Navas: Kemi treguar forcë dhe karakter për të fituar

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka folu pas fitores në finale të Kupës së Botë ndaj Kashima Antlers.

30-vjeçari është shprehur i lumtur dhe e pranoi se klubi japonez i vuri në vështirësi.

“Jemi shumë të lumtur, kemi mundur një kundërshtarë i cili luajti në një nivel të lartë dhe na komplikoi planet”.

“Në fund kemi treguar forcë dhe karakter për të fituar. Ishte një javë me momente shumë të bukura: ditëlindja ime, fituam dy ndeshje dhe një titull”, ka thënë Navas.

Los Blancos fituan me rezultat 4-2, ku tre gola u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe një nga Karim Benzema. /Telegrafi/